Policia e Korçës ka identifikuar dhe arrestuar 38 vjeçarin Valter Xhelillari si autorin e hyrjes me forcë në një bankë të nivelit të dytë në qytetin e Korçës. Xhelillari mbrëmjen e 21 dhjetorit sipas policisë ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo është aktivizuar sistemi i alarmit të bankës pa marrë asgjë.