Kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ishte i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, ku foli për zhvillimet politike, rikandidimin e tij për një mandat të tretë si dhe zhvillimin e kryeqytetit. Veliaj tha se nuk i trembet asnjë kundërshtari politik, përveç krizës ekonomike që ka rritur çmimet e ushqimeve dhe energjisë, të kushtëzuara nga lufta në Ukrainë.