Në Velipojë ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje. Në Velipojë, IKMT njoftoi dje se janë 15 objekte që do të prishen ku vetëm 2 prej tyre janë në zonën e bregdetit ndërsa pjesa tjetër janë në zonën e banuar. Mësohet se aksioni po ndiqet edhe nga zv.ministri, Besfort Lamallari. “Nuk ka pasur konfrontime, por mbetet për t’u parë pasi deri tani janë shembur vetëm 2 dhe në vazhdim priten edhe 13 të tjera”, tha gazetari Klodian Zhivani