As takimet urgjente të së martës nuk arritën të ulin përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në një tryezë diskutimi. Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak takoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin me disa propozime për të dalë nga situata e krijuar në veri. Por, dakordimi mungon edhe pse kanë mbetur vetëm pesë ditë deri në fillimin e gjobitjes së qytetarëve që nuk heqin nga përdorimi targat ilegale.