Njerëzit e qytetit të Be’er Shevës kanë përjetuar momente të frikshme kur filloi të binte alarmi disa minuta më parë, që paralajmëronte sulm me raketa nga Hamasi. Gazetari i Top Channel që po raporton në Izrael, ka qenë prezent në këtë moment dhe ka filmuar kur qytetarët janë larguar të gjithë nga makinat e tyre, për t’u strehuar. Një një video, shihet edhe një grua shtatzënë, e cila pasi ka dalë nga makina ka pësuar shok, nga frika se raketa mund të bjerë mbi ta.