Top Channel/ “Nuk jap dorëheqjen”: Sulmi ndaj Trump, shefja e shërbimit sekret nuk ikën!
17/07/2024 14:34

Edhe pse pranoi se duke qenë në ngarkim me mbrojtjen e ish presidentit, përgjegjësia përfundintare për incidentin e Donald Trumpit i takon agjencisë së drejtuar prej saj, shefja e Shërbimit sekret amerikan Kimberly Cheatle sërish tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Në një intervistë për rrjetin televiziv ‘ABC Neës’, Cheatle e theksoi se nuk planifikon largimin nga detyra dhe se agjencia që drejton do të vazhdojë të jetë transparente e të komunikojë me publikun. Shërbimi Sekret shprehu mbështetjen një ditë më parë për policinë lokale, mes breshërisë së kritikave të lidhura me sigurinë në tubimin electoral të së shtunës të shtunën në Buttler të Pensilvanisë, ku një 20 vjecar qëlloi me armë zjarri ndaj ish kreut të Shtëpisë së Bardhë, duke e ënduar në vesh. "U jemi thellësisht mirënjohës oficerëve që vrapuan drejt rrezikut për të gjetur personin e armatosur dhe të gjithë partnerëve tanë lokalë për angazhimin e tyre të palëkundur", thuhej në një deklaratë të Shërbimit Sekret. "Çdo lajm që sugjeron se Shërbimi Sekret fajëson strukturat lokale të zbatimit të ligjit mbi ngjarjen e së shtunës, thjesht nuk është i vërtetë", theksohej aty. Zyrtarët megjithatë tani po kërkojnë të dinë se si një person i armatosur arriti të afrohej aq shumë e ngjitej në majë të një ndërtese nga ku të qëllonte ish-presidentin, teksa dëshmitarë në vendngjarje kishin bërtitur në drejtim të punonjësve të sigurisë duke i treguar me gisht personin e dyshimtë mbi cati.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45