Prishtina është zgjuar këtë fillim jave me protestë. Punëtorët e Trafikut Urban (ndërmarrje publike për transport publik) kanë nisur sot demonstratën e tyre dhe kanë hyrë në grevë për shkak të mospagesës nga komuna prej disa muajsh. Fillimisht kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës, ku i kanë bërë thirre edhe kryetarit Përparim Rama të iu bashkohet. Bashkë me ta, Rama po proteston para objektit të kryeministrisë e fajëson qeverinë për bllokimin e buxhetit të komunës.