Top Channel/ Nuk ishin rusët? Shpërthimi në Nord Stream, arrestohet një ukrainas në Itali!
21/08/2025 15:22

Prokurorët gjermanë njoftuan se një shtetas ukrainas është arrestuar në Itali, i dyshuar si një nga personat që organizuan në 2022-shin shpërthimet nënujore në vitin 2022, të cilat i shkaktuan dëme të mëdha tubacioneve të Nord Stream midis Rusisë dhe Gjermanisë. I dyshuari, i identifikuar vetëm si Serhii K. u prangos në afërsi të qytetit italian të Riminit. Ai besohet të jetë pjesë e një grupi që vendosi eksplozivë nën tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, duke ndërprerë kështu një burim kyç të gazit natyror për Europën, pikërisht në kohën kur liderët e saj po përballeshin me një krizë energjitike të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Askush nuk e mori përgjegjësinë e asaj ngjarjeje, dhe Ukraina vetë ka mohuar cdo përfshirje. Hetuesit kanë qenë kryesisht të heshtur për ecurinë e verifikimeve të tyre, megjithatë pohojnë se dy vjet më parë gjetën gjurmë eksplozivësh nënujorë në kampionet e marra nga një jaht që u kontrollua si pjesë e hetimit. Serhii K., që vec shkaktimit të shpërthimeve përballet dhe me akuzat e sabotimit dhe shkatërrimit të strukturave, u ndalua me një urdhër arresti europian që u lëshua të hënën. I dyshuari dhe të tjerët përdorën një jaht që u nis nga porti gjerman i Rostockut, i cili ishte marrë me qira nga një kompani gjermane duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara dhe me ndihmën e ndërmjetësve, thanë prokurorët. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi personat e tjerë në bordin e jahtit dhe as nuk thanë asgjë rreth asaj se kush tjetër mund të ketë qenë i përfshirë në koordinimin e sabotimit të dyshuar, ose rreth një motivi të mundshëm.

Top News – ‘Far West’ në Kavajë, i riu hyn me pistoletë në lokal, dhunon pronarin
29/03 21:30
Top News – Klientët dhunojnë pronarin! Vlorë, tre persona bëjnë për spitali të zotin e një restoranti
29/03 20:30
Top Channel/ Toka rrezikon të kthehen kënetë! Fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje
29/03 19:51
Top Channel/ Turizmi, 5.27 mld euro të ardhura! Rekord nga turistët në 2025
29/03 19:46
Top Channel/ Rritet “bileta” e kamionit për Angli, kalimi ka shkuar deri në 20 mijë sterlina
29/03 19:40
Top Channel/ Berisha: Të ulet taksa për naftën! Qytetarët ta godasin Ramën me vezë
29/03 19:32
Top Channel/ Kërcënon klientët me armë në lokal dhe godet pronarin, e pëson keq i riu në Kavajë
29/03 19:20
Top News – Magazina e hashashit në Shijak. 4 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE
29/03 18:33
Top Channel/ “Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit”, Berisha: Mbrojnë kompanitë, jo…
29/03 18:18
Top Channel/ U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët e goditi pronarin, në pranga 28-vjeçari
29/03 18:17
Top Channel/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
29/03 18:13
Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30