Nga rubrika ‘Sy m’sy’, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë tha se është rënë dakord që negociatat të mbyllen në një proces të përshpejtuar në vitin 2027. Këtë muaj tha Rama do të hapen edhe grup-kapitujt e tjerë.