Kryeministri maqedonas Hristijan Mickovski, paralajmëron luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe reforma në gjyqësor. Më marrjen e pushtetit pas vitesh të tëra në opozitë, Mickovski, i cili drejton delegacionin e Maqedonisë së Veriut që po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington, shfrytëzoi rastin të prezantojë disa tema të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut me interes për rajonin e gjërë.