Nuk ka sinjale për një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin. Kryeministri Italian Mario Draghi pati një telefonate me shefin e Kremlinit, gjatë të cilës, ky i fundi sic duket, e ka refuzuar idenë e vendosjes së armëpushimit. Draghi e ka telefonuar Putinit në 30 mars, por vetëm tani jepen detaje nga biseda mes tyre.