Deputeti demokrat, Luan Baçi në një intervistë për Top Channel ka komentuar marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Ai u shpreh se kjo betejë nuk ka nisur sot, por para disa viteve dhe se mazhoranca nuk i pranoi qëllimisht në kohë 8 komisionet e kërkuara nga opozita.