Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi prej 10 muajsh e dinin se ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj kishte kryer udhëtime të paguara nga Klodian Zoto. Por qëllimisht nuk i kanë hetuar ato. Këtë e dëshmon seanca dëgjimore me Arben Ahmetajn në 21 Shkurt 2022 në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve.