Aleksandar Vucic bëri betimin si president i Serbisë pasi fitoi një mandat të dytë pesë vjecar në zgjedhjet e muajit prill, dhe Kosova ishte pjesë e tekstit të tij. Vucic i qëndroi kështu besnik përmbajtjes së betimit të përcaktuar në Kushtetutën e Serbisë në përputhje me preambulën e aktit më të lartë juridik të shtetit.