Deputeti Saimir Korreshi u përplas me Gardën e Kuvendit, pasi nuk hoqi xhupin për ta kaluar në skaner. Në vend të kësaj deputeti i opozitës u shtri në skaner, për të kaluar bashkë me atë. Garda nuk e lejoi, duke i thënë se e kapin rrezet e skanerit. I pranishëm ishte edhe deputeti Dashnor Sula, i cili jepte komente.