Top Channel/”Nuk e duam BE-në nëse duhet të njohim Kosovën”, Vulin: “Shantazh i çmendur”!
19/10/2022 00:11

Serbia duhet të pranojë sa më shpejt se “nuk dëshiron” të jetë pjesë e Bashkimit Europian, BE dhe se “nëse nuk ka vend atje, do të jetë më mirë”.Me këtë deklaratë, ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin ngjall sërish polemika, duke nxjerrë edhe një herë më shumë në pah sesa i dyzuar është qëndrimi i Beogradit në raport me gadishmërinë për të avancuar vërtet marrëdhëniet me Kosovën. “Qëndrimi i Serbisë ndaj BE-së “nuk është çështje emocionesh por vendimesh racionale”, ishte komenti i tij. “Çështja nuk është nëse ne duam të anëtarësohemi në BE, pyetja është nëse BE-ja e do Serbinë. Duke gjykuar nga shantazhi i çmendur ndaj të cilit po na ekspozojnë për të njohur Kosovën, për të shfuqizuar Republikën Srpska dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ata nuk na duan”, mësohet të ketë thënë ai. Vulin madje ka shkuar më tej duke pohuar se Bashkimi Europian, si aleancë “i përket së shkuarës”, sepse sipas tij, “me humbjen e pavarësisë politike”, vendet e BE-së “u bënë territore, jo shtete”. “Vendimi përfundimtar për pranimin e anëtarëve të rinj merret nga çdo parlament i çdo vendi të BE-së. A mendoni vërtet se kroatët do të votojnë për hyrjen e Serbisë në BE pa asnjë kusht tjetër?…”, është shprehur ai. Më herët, ishte po Vulin ai që deklaroi se mbijetesa e Serbisë varet nga Rusia.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02