Nga takimet e së mërkurës në Bruksel u përcoll edhe njëherë kërkesa për shtensionim të situatës në veri dhe zbatim të marrëveshjes bazë. Kjo u bë e qartë edhe nga ambasadori i BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog gjatë një tryeze për bashkëpunimin rajonal. Duke kujtuar protestat e majit në veri të Kosovës, ai u shpreh se në Evropë ka mjaftueshëm dhunë, për t’u përballur BE-ja me një konflikt tjetër.