Top Channel/ ‘Nuk duam luftë në territorin e NATO’. Blinken: Rusia në fund do ketë vetëm disfatë!
09/03/2022 23:21

Mënyra më e mirë për të mbrojtur qiejt e Ukrainës është përmes “armëve kundërajrore” kështu tha sekretarja e jashtme britanike Liz Truss në një konferencë të përbashkët me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, në përgjigje të thirrjeve të vazhdueshme të presidentit Zelenskit për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainë. “Realiteti është se krijimi i një zone ndalim-fluturimi do të çonte në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë dhe kjo nuk është ajo që ne duam”, tha trass. Nga ana tjetër Blinken i kërkoi Moskës të lejojë menjëherë civilët ukrainas të largohen në mënyrë të sigurt nga qytetet e Ukrainës që janë të rrethuara nga forcat ruse, duke e quajtur “absurd” propozimin e saj për të krijuar korridore evakuimi drejt Rusisë dhe Bjellorusisë. “I bëjmë thirrje Kremlinit që menjëherë të lejojë civilët ukrainas të largohen të sigurt. Çdo vend ka përgjegjësinë të bashkohet me ne për të nxitur Moskën për ta bërë këtë. Në fund jam absolutisht i bindur se Putini do të dështojë dhe Rusia do të pësojë një disfatë totale”, tha Blinken. Diplomati i lartë amerikan tha se nëse qëllimi i Putinit është të imponojë një lloj regjimi kukull duke zhvendosur qeverinë ekzistuese, rusia duhët ta dijë se ukrainasit nuk do ta pranojnë kurrë këtë gjë.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45