Top Channel/ “Nuk do të dorëzohemi”, Trump i përgjigjet liderit suprem të Iranit: Paç fat
18/06/2025 22:39

Presidenti Donald Trump i ka dhënë një përgjigje të shkurtër dhe të ashpër liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi ky i fundit deklaroi se Irani “nuk do të dorëzohet kurrë” në përballjen me Izraelin. “Unë i them paç fat,” u shpreh Trump për CNN nga Shtëpia e Bardhë. I pyetur se kur ‘do i soset durimi’ me Iranin, Trump u përgjigj prerë: “Durimi ka mbaruar, prandaj po bëjmë atë që po bëjmë.” Trump duket se po tregohet gjithnjë e më i hapur për të përdorur forcën ushtarake amerikane për të goditur objektivat bërthamore iraniane, ndërsa po humbet besimin te zgjidhja diplomatike për përshkallëzimin e konfliktit me Izraelin. Presidenti amerikan tha gjithashtu se ka folur çdo ditë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e lavdëruar për menaxhimin e situatës. I pyetur nëse ka marrë një vendim për ndërhyrje ushtarake në Iran, Trump u tregua i paqartë dhe enigmatik: “Ju nuk e dini nëse do ta bëj apo jo. Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Askush nuk e di çfarë do të bëj,” tha ai, ndërsa ndodhej në ambientet e Shtëpisë së Bardhë për të ngritur një flamur të ri. Trump shtoi se Irani tashmë “është në telashe të mëdha” dhe se po kërkon negociata, por sipas tij është “shumë vonë.”

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04