Ka rinisur punimet Kuvendi i Shqipërisë, në pjesën e dytë tashmë, pas hedhjes në votim të kërkesës së deputetëve të PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në nisje të pjesës së dytë të seancës, deputeti i PD Belind Këlliçi tha se në votimin për shkarkimin e Peleshit, deputetët e opozitës donin të votonin, por nuk kuptuan se çfarë u hodh në votim në atë moment, dhe kërkuan në drejtuesja e Kuvendit përgjigje.