Banka e Shqipërisë pritet të ndryshojë kahun e politikës monetare nga lehtësuese në shtrënguese me rritje të normës së interesit për të përballuar efektet që mund të sjellë në ekonomi rritja e fortë e çmimeve. Këtë e bëri të ditur Guvernatori Gent Sejko në një intervistë për Top Channel, sipas të cilit institucioni po monitoron me kujdes situatën dhe do të reagojë në varësi të inflacionit.