Pas vendimit për shpalljen Non Grata, Departamenti amerikan i shteti e coi në Kongres ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. DASH bëri publik raportin e dërguar në Kapitol, ku përfshihen të gjitha vendimet e marra gjatë vitit 2021, si për kufizimin e vizave dhe shpalljen “non grata” të zyrtarëve apo politikanëve të përfshirë në akte korruptive në të gjithë botën. Në listën e personave “non-grata”, Berisha renditet i treti i ndjekur nga bashkëshortja Liri Berisha, djali Shkëlzen dhe vajza Argita, të gjithë të përmendur në emër.