Pesë minuta pushim ka kërkuar drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj, pas tensionit të shkaktuar në sallë, pasi paralajmëroi më vërejtje disa deputetë të PD. Felaj tha se Flamur Nokës i hiqet e drejta për të folur sot, pasi gjatë gjithë seancës kur ishte duke mbajtur fjalën ministri Ulsi Manja, ai ka folur nga vendi. Kjo e ka nervozuar Manjën, i cili është ngritur nga vendi dhe ka shkuar drejt foltores. Menjëherë më pas ka ndërhyr Garda.