Deputeti Flamur Noka kryeson protestuesit demokratë në aksionin për të bllokuar rrugën në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”. Teksa dhjetëra protestues qëndrojnë në mes të rrugës, Noka i kërkon policit të kthejë pas urbanin, i vendosur për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve.