Seanca plenare e sotme nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit socialist, Andis Harasani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës. Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij akuzoi mazhorancën se ishin ata që e përzunë ish-deputetin e ndjerë. kjo akuzë nuk mbeti pa përgjigje nga ana e socialistëve, ku Taulant Balla iu drejtua opozitës duke kërkuar që të mos bëhet politikë me të vdekurit.