Tashmë në New York do të kërkohet dëshmi vaksinimi kundër koronavirusit për të pasur qasje në aktivitete të brendshme. New York bëhet kështu, qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara që prezanton pasaportën e vaksinës. Kryetari Bill de Blasio tha se kjo gjë do të ndikojë në hyrjen e njerëzve në restorante, kafene apo edhe hyrjen në palestra.