Top Channel/ Njësoj si Millosheviçi dikur, Aleksandar Vuçiç merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë!
24/11/2025 12:23

Në kohën kur në mediat përëndimore diskutohet përfshirja e supozuar e tij në skandalin e snajperëve në Sarajevë, Aleksandar Vucic hidhet në veprim për të forcuar pozitat brenda kufijve të vendit të tij. Mediat në Kosovë raportojnë se ligji për forcat e armatosura të Serbisë do të ndryshohet sipas dëshirës së presidentit, e ndryshime personeli do të ketë edhe në polici. Në mesin e protestave që vazhdojnë për më shumë se një vit, duke hedhur edhe më shumë hije mbi presidencën e tij, Vucic duket se po tenton të konsolidojë edhe më tej pushtetin. Qeveria serbe miratoi së fundi një ndryshim në Aktin e Forcave të Armatosura, duke e bërë Aleksandar Vuçicin praktikisht komandant absolut suprem. Amendamenti, i cili pritet të miratohet së shpejti nga parlamenti, përcakton që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe oficerët e forcave të armatosura, duhet t`i udhëheqin ato në përputhje me ligjin dhe vendimet e presidentit. Versioni aktual i ligjit nuk e përmendte presidentin në këtë kontekst. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Serbisë, Presidenti ka kompetenca të caktuara kur bëhet fjalë për Ushtrinë Serbe, por titulli i Komandantit të Përgjithshëm nuk përmendet gjëkundi. Sipas analistit ushtarak nga Beogradi, Aleksandar Radic, ndryshimi i ligjit praktikisht rikthen modelin e viteve 90`, kur Shtabi i Përgjithshëm ishte në varësi të kreut të atëhershëm të shtetit, Slobodan Millosevic. E kjo nuk vlen vetëm për forcat e armatosura. Ndryshimet e fundit në personel brenda forcës policore sugjerojnë se tani synohet që edhe ajo të jetë nën kontrollin e plotë të kreut të shtetit.

Top News-Aksion antidrogë në lokalet e ish-Bllokut/Kapen kamarierë e administratorë, shisnin kokainë
28/03 15:41
Top News – Presidenti Begaj vlerëson rolin e mjekëve. Pjesë e konferencës së bluzave të bardha
28/03 15:40
Top News- I dënuar me burg në Itali për vjedhje e prostitucion, kapet në Don Bosko 43-vjeçari
28/03 15:39
Top Channel/ Goditet droga në ish-Bllok, 11 të arrestuar për lëndë narkotike në Tiranë
28/03 15:32
Top Channel/ Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit, lutje për paqe dhe familjen
28/03 15:29
Top Channel/ Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë
28/03 14:30
Top News- Mashtroi 35 biznese në jug, hiqej si punonjës i IKMT dhe u merrte lekë
28/03 13:55
Top Channel/ Tragjedia e Otrantos, qytetarja: Vendimi i gjykatës italiane, i padrejtë! E turpshme…
28/03 13:25
Top News- Plagoset pronari i servisit në Korçë/ Konfliktohet me klientët, nuk i pëlqyen punën
28/03 13:18
Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44
Top Channel/ Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët
28/03 12:24
Top Channel/ 4 të plagosur për ngjyrën e makinës/ Korçë, klientit nuk i pëlqeu puna e servisit
28/03 12:17
Top Channel/ Vlora pret sezon rekord, lufta në Lindjen e Mesme sjell turistë drejt Shqipërisë
28/03 12:14
Top Channel/ 29 vite nga tragjedia e Otrantos, 81 karrige në kujtim të viktimave të marsit 1997
28/03 12:13
Top Channel/ Përlotet ministrja Ismaili: Tragjedia e Otrantos ka lënë një shenjë të madhe që…
28/03 12:07
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, përlotet ministrja Ismaili
28/03 12:06
Top Channel/ Nafta 218 lekë, bordi i Transparencës rrit çmimet pas kundërshtimeve të importuesve
28/03 12:05
Top News -Rritet nafta, 218 lekë për liter. Bordi ‘dorëzohet’, shtrenjtim pas ankesës së importuesve
28/03 11:24
Top Channel/ Në mes të ditës, u vendoset flaka mbeturinave në Vlorë
28/03 11:03
Top News- Plas sherri në pikën e servisit në Korçë, një i plagosur…dëmtohen 3 të tjerë
28/03 11:02