Njësitë Speciale të Kosovës kanë vendosur të mos largohen ende nga veriu i Kosovës, i cili prej ditësh qëndronte i mbyllur për shkak të barrikadave. Njësitë Speciale nisën të largohen, por vendosën të qëndrojnë ende në vend. Paraprakisht raportohet se ky veprim nga njësitë speciale u iniciua nga fakti se nuk është larguar ende kamioni me banerin konfliktnxitës “Mirësevini në asosacionin e komunave serbe”.