Ndryshe nga sa ndodhi në fillesat e pandemisë, kur u duk se ajo po e përballonte ngërcin e krijuar më mirë se pjesa tjetër e botës, krizën e tanishme po e ndjen fort edhe ekonomia kineze, e cila ka shënuar rënien më të madhe të eksporteve në më shumë se dy vjet e gjysmë më pare. Eksportet kineze janë tkurrur me 8.7 për qind në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia doganore e vendit, e kjo përbën rënien më të ndjeshme që prej shkurtit 2020.