Në një fjalim pranë arkmortit të Ismail Kadaresë, Edi Rama ka treguar se përse u vendos që ai të prehej në varrezat e Tufinës dhe jo diku tjetër. Rama tha se Kadare nuk i kishte qejf tubimet, fjalimet, dhe se do argëtohej shumë me propozimet për ta varrosur te Dëshmorët e Kombit, pranë vëllezërve Frashëri apo dhe te varrezat e dëshmorëve në Kosovë.