2 armë zjarri, municion luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcejllës dhe lëndë narkotike ne Vaun e Dejes. Është bilanci i një aksioni të policisë në Vaun e Dejës ndërsa në pranga është vënë 49 vjecari me incialet A.Gj. Blutë e Vaut të Dejës, ndërmorën operacionin e koduar ‘Pistuli’, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person që qarkullonte me armë zjarri me vete.