Të rinj vullnetarë i janë bashkuar këtë fillimvit Bashkisë së Tiranës, në nismën e saj për shtimin e gjelbërimit. Bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të rinjtë dhe të rejat mbollën 52 pemë të reja në Parkun e Liqenit Artificial, që përkon dhe me 52 javët e vitit.