Obeziteti po shndërrohet në epidemi të heshtur dhe për këtë OBSH ka ngritur alarmin pasi edhe Shqipëria po shkon me shifra në rritje. Gati 25 % e meshkujve 20 vjeç e lart në vendin tonë janë obezë dhe pothuajse në këto shifra janë dhe femrat. Alarmante paraqitet situata tek fëmijët e vegjël pasi 14 % e moshës 5 vjeç e lart janë obezë dhe shifrat e obezitetit pritet të rriten çdo vit me 2.6 %