Në orën 12 në Fier është mbajtur një minutë heshtje në nder të 8 vjeçarit që humbi jetën dje. Kjo është bërë me kërkesë të kryetarit të bashkisë së Fierit. Ndërsa drejtuesi politik i socialistëve në fier i pranishëm në ceremoninë e varrimit të vogëlushit tha se organet ligjzbatuese duhet të veprojnë me forcë ndaj personave që kryejnë krime.