Situata në fshatin Hasturkas, të njësisë administrative Libofshë, vijon të mbetet problematike edhe 24 orë pas daljes së lumit Seman nga shtrati. Megjithëse niveli i ujit ka shënuar një rënie të lehtë, rreth 20 centimetra, në banesat e përmbytura prania e ujit vijon të jetë mbi një metër, duke i bërë ato të pabanueshme. Si pasojë, rreth 20 familje janë detyruar të largohen nga banesat e tyre dhe të strehohen në zona më të sigurta.