Ndodhemi në Terminalin Veri Jug në kthesën e Kamzës, nga ku do të nisemi së bashku me zotin Emerli Skarra, për të shkuar në fshatin Shumbat të Peshkopisë, rrugë të cilën zotëria e bënë thuajse çdo javë, për tu rikthyer në vendlindjen e tij, ku ka jetuar për 69 vite më radhë. Emerli Skarra edhe pse në moshën 89 vjeçare vazhdon të kujdeset për shtëpinë e tij në fshat, aty ku e ka lënë edhe amanet se do të prehet. “Dua të rri veç këtu, jam i lirë. Më lini këtu të rroj këtu, me gruan e pa gruan se kam problem hiç, veç të rri këtu. Fëmijët më thonë mos shko vetëm”, shprehet Emerli Skarra.