Sherif Ruçi është 76 vjeç. Ai nuk mban mend një vit të jetës së tij kur nuk ka agjëruar në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, përpos kur ishte fëmijë. I moshuari nga Elbasani thotë se detyrimi ndaj Allahut ka qenë më i madh se frika e regjimit komunist kur besimi ishte i ndaluar.