Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është angazhuar në liqenin e Ujmanit, në veri të vendit, për të ndihmuar në kërkimin e trupit të një 33-vjeçari, emigrant, i cili dyshohet se ka kërcyer nga ura kryesore dhe nuk është parë më që të dalë në sipërfaqe. “Njësitë e specializuara të zhytjes dhe kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të emigrantit në liqenin e Ujmanit, në Komunën e Zubin Potokut,” ka shkruar Maqedonci në një postim në rrjetet sociale.