Britania e Madhe, mbetet eldorado e shume shqiptareve, ku nje pjese e vogel hyne ne rrugen e kriminalitetit, por pjesa dermuese e tyre fale punes dhe mundesive qe krijon shoqeria britanike integrohen dhe behen mjaft te suksesshem. Ne rubriken “Histori personale” sot do te sjellim shembullin e dr Vera Ndrecaj nga Shqiperia e cila ka shkuar ne Britani ne 2002 pa ditur asnje fjale anglisht, dhe sot eshte pedagoge ne Universitetin e Uellsit, thote Arben Manaj, korrespondenti i Top- Channel ne Londer.