Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Japoni është takuar edhe me komunitetin shqiptar në Tokio. Ai u shpreh se Japonia është një vend mahnitës dhe mikpritës. Gjatë vizitës në Japoni ai është takuar me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit, duke theksuar se marrëdhëniet e mira që janë do të fuqizohen edhe më tej.