Të paktën 307 të vdekur të konfirmuar deri tani është bilanci tragjik i një dite përmbytjesh dhe rrëshqitjesh të tokës në Pakistan dhe në pjesën e Kashmirit të administruar prej tij. Shumica e vdekjeve u regjistruan nga autoritetet në një provincë malore në veriperëndim të vendit. Më shumë se 74 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua gjatë operacioneve, duke i marrë jetën pesë anëtarëve të ekuipazhit. Metereologët thonë se në këtë rajon priten shira të dendur deri më 21 gusht. Disa zona të tij janë shpallur tashmë zona të fatkeqësisë natyrore.