Dilaveri ishte 57 vjeç kur nisi procesin e legalizimit të shtëpisë së tij. Sot është 67. Ka kaluar një dekadë dhe problemi i tij nuk ka marrë zgjidhje. E pritën sot në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, por doli përsëri i pasqaruar prej andej.