“Një bir bushtre i cmendur”, e quajti Joe Biden presidentin rus Vladimir Putin gjatë një eventi për mbledhje fondesh në kuadër të fushatës së tij për sigurimin e një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. “Kemi në të cmendur si Putin dhe të tjerë, e duhet të shqetësohemi gjatë gjithë kohës për konfliktin bërthamor. Megjithatë, kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”, shtoi ai, ndërsa më pas, fokusin e goditjeve të veta e ktheu nga rivali republikan, Donald Trump.