Kukullat nuk simbolizojnë gjithnjë bukurinë dhe princeshat. Barbie ka krijuar shëmbëlltyrën e një shkencëtareje britanike që shpiku vaksinën astrazeneka. Sara Gilbert ka marrë shumë merita profesionale në karrierën e saj por tani ka dhe një cmim më shumë që e ndan me Beyonce, Merilyn Monroe dhe Eleonor Roosvelt: një barbie të ngjashme me imazhin e saj. Profesoresha 59 vjecare e oksfordit dhe bashkëzhvilluese e vaksinës kundër covid 19 është një një ndër 6 gratë në botë që kanë për shëmbëlltyrë një kukull barbie.