Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shoqëruar edhe nga një tjetër grup deputetësh ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit për të dorëzuar nismën ligjore për uljen e TVSH-së. Në një komunikim për mediat nga jashtë Kryesisë, Tabaku ka shpjeguar pse ulja e TVSH-së nga 20% në 6% i shërben qytetarëve sepse do ndihmojë shtresat në nevojë, do të rrisë dhe nxisë konsumin e tyre.