E hëna e 6 tetorit hapi dyert e universitetit. Zgjimi i studentëve herët për të nisur vitin e ri akademik krijoi edhe trafik të shtuar si dhe mbushi kafenetë. 20 200 të rinj në të gjithë Shqipërinë u regjistruan në vit të parë në institucionet e arsimit të lartë; ku gati 60% e tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës.