Uljet e temperaturave kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës në vendin tonë. Reshjet e dëborës mbuluan pjesën më të madhe të juglindjes në Korçë, duke përshirë zonat e Mashkullorës, Voskopojës, Lekasit, Dardhës, Velçanit, si dhe majën e Bigallës në Dardhë. Deri më tani situata paraqitet e normalizuar, pasi reshjet në të gjitha zonat kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.