Në Bulqizë gjatë pasdites së sotme kanë rinisur reshjet e borës, të cilat për dy orë janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Policia lokale bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjet gjatë natës pasi temperaturat kanë filluar në ulje. Vetëm dy ditë më parë ngricat në rrugë shkaktuan një aksident rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Pishat në Fushë Bulqizë” ku një mjet tip golf doli nga rruga dhe për pasoj u plagos rëndë drejtuesi i automjeti, por për shkak të plagëve të mëdha dje ndërroi jetë në spitalin e traumës