Që prej orëve te para të mëngjesit të kësaj të mërkure, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pranë teatrit, pasi sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri. Për shkak të retorikës së ashpër nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duket se policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve, duke vendosur kordon policie rreth zonës.