Kryeqyteti hungarez Budapest u bë arena e një proteste masive. Dhjetëra mijëra protestues kërkuan njëzëri dorëheqjen e kryeministrit Viktor Orban për shkak të mosveprimit të qeverisë së tij, ndaj akuzave për abuzim me fëmijët nëpër institucionet shtetërore. Që kur u rikthye në pushtet në vitin 2010, kryeministri nacionalist është zotuar t’i japë përparësi mbrojtjes së fëmijëve, por kohët e fundit qeveria e tij është tronditur nga skandale të shumta të abuzimit.